Përse me ne?

Ne shkojmë përtej rutinës, duke ofruar jo vetëm momente pushimi dhe shëtitje të thjeshta, por edhe përvoja të mahnitshme, lidhje të ngushta me kulturat vendase, eksplorime të pasura dhe kënaqësinë e një zbulimi të paharrueshëm. 

Misioni dhe Vizioni ynë

Nisëm me idenë për të zhvilluar turizmin duke u fokusuar në ofrimin e eksperiencave dhe emocioneve të paharrueshme gjatë udhëtimeve. Filluam duke krijuar lidhje të ngushta me komunitetin Arbëresh në jug të Italisë. 

Dëshiruam që shqipëtarët nga të gjitha shtetet të kenë mundësinë të vizitojnë dhe të shijojnë kulturën, traditën, perjetimet, qytetet dhe fshatrat e bukura që kemi për të ofruar. Me këtë vizion, po ndërtojmë një rrjet të fortë të lidhjeve që shtron një urë mes vizitorëve dhe komunitetit, duke krijuar një përvojë e cila tejkalon thjesht turizmin.

Përjetimi i juaj mbi gjithcka

Në Aventuro Travel, ne besojmë se udhëtimi është më shumë se thjesht lëvizja nga një vend në tjetrin. Ekskursionet janë për të krijuar kujtime, për të perjetuar emocionine të forta dhe për të përfshirë veten në kultura të ndryshme.


Bulevardi Bill Klinton Prishtine,