Hora e arbëreshëve dhe interesimi i dardanëve!

Mesha e madhe, ja po bije

e nga kisha mënt i shtije;

Dola: vashëzat po vinin.

qetë e lehtë në kishë hynin.

(Kënga e mallit të parë)

Shkruan: Gani Mehmetaj

Kështu i këndonte Zef Serembe të dashurës. Mësuesi i letërsisë na thoshte se poeti temperament iu vu prapa Betrices së vet deri në Amerikën latine-Brazil. Ne adoleshentëve gjimnazistë në Pejë na linte pa frymë kjo dashuri, kur kapërceheshin dete e oqeane.

“Do t’i shkoje ti të dashurës prapa si arbëreshi i zjarrtë?”, me pyeti shoqja e bankës së parë, kur e shpjegonte mësuesi Zef Seremben. “Do t’i shkoja edhe në planetin tjetër”, i thash. “Vërtetë?” E ndali frymën ajo nga emocionet.

“Kënga e mallit” të parë me ka mbetur në kujtesë kohë të gjatë.

Kisha ka zënë vend të rëndësishëm në jetën e arbëreshëve: kisha e mallit të parë, kisha e kurorëzimit të dashurisë, pagëzimit. Arbëreshët kujtimin për kishën e të parëve dhe Gjergj Kastriotin e morën me vete, pasi e braktisën atdheun. Në atdheun tonë të robëruar osmanët e ndaluan gjuhën shqipe dhe e nxorën në ilegalitet Gjergj Kastriotin.

Kohë të gjatë na mbuloi errësira. Duhej të dilte Jeronim de Rada, themelues i Rilindjes kombëtare Shqiptare përtej detit me rilindasit e tjerë arbëreshë që të na zgjonte nga gjumi.

Arbëreshët pavarësisht rrebesheve të historisë e ruajtën gjuhën, e kultivuan traditën si asnjë minoritet a etni në historinë evropiane, edhe pse arbëreshët në Itali ishin një pikë ujë në detin e italianëve.

Klisha (kisha) e Sunduvitit

Dhjetë vjet pasi ra Kështjella e Shkodrës, arbëreshët e Horës e ndërtuan Klishën (kishën) e Sunduvitit, që të mahnitë me bukurinë dhe në planimetrinë e ndërtimit. Sa breza arbëreshësh me gratë e tyre dhe familjet e kanë dëgjuar meshën, janë pagëzuar, janë fejuar e martuar në kishë. Mesha është mbajtur në gjuhën arbëreshe. Ishte shtylla e etnisë së tyre.

Në Horën arbëreshe bie në sy Kisha e Shëngjergjit, por janë edhe dhjetëra kisha të tjera. Kisha e arbëreshëve është katolike e ritit bizantin, ku mesha gjithnjë është meshuar arbërisht.

Në Horën Arbëreshe na thanë se janë nga Himara. Arbëreshët e Sicilisë përpiqen të flasin arbërisht dhe ta ruajnë traditën e të parëve, shqiptarët e Himarës përpiqen të flasin greqisht dhe të deklarohen grekë për një pjatë të bakllavave greke.

Kisha e arbëreshëve në Palermo

Kisha me shqiponjën dykrenore në ballë të portës

Palermo është qendër e madhe e Sicilisë, ku ka një komunitet arbëreshë, por është me rëndësi se aty është kisha më e madhe e tyre: Kisha e Shën Kollit të Arbëreshëve, në sheshin Bellini. Ka një shqiponjë dykrenore në ballë të kishës. Prifti që na priti me dashamirësi, na sqaroi me durim se kisha është Bashkë-Katedralja e Eparkisë së Horës të Arbëreshëvet, dioqezë shqiptare e ritit bizantin. Është pikë referimi për më shumë se 15.000 arbëreshë katolik të ritit bizantin që jetojnë në qytetin e Palermos. Në katalogun e kishës thuhet se është ndër kishat më interesante bizantine të mesjetës në Itali, është dëshmi për kulturën fetare dhe artistike të bërë nga arbëreshët Ky ndikim ka lënë shenjën e tyre në pikturën e ikonave në ritit fetar, në gjuhën, në kostumet e tyre tradicionale.

Kishte diçka drithëruese dhe emocionuese kur futesh në brendësinë e kishës, me ikonat dhe enterierët që të linin pa mend.

Klisha e Shen Gjergjit†

Eparhia e Horës së Arbëreshëve, bashkë me dioqeza të tjera arbëreshe, ruan kisha shpirtërore, kultura tradicionale dhe liturgjike bizantine nga koha e Justinianit (shekulli VI) që zgjati deri në shekullin XV në Shqipëri. Ajo tani ka 15 famullitë dhe mbulon pesë vendbanime arbëreshe: Hora e Arbëreshëve (it: Piana degli Albanesi), Kundisa (it: Contessa Entellina), Munxifsi (it: Mezzojuso) dhe Pallaci, Sëndastina.

Kisha arbëreshe dallonte nga kisha katolike e vendësve, ltinëve, sikurse u thonë arbëreshët italianëve. Arbëreshët e pranojnë Vatikanin, janë Unit (A pati përpjekje nga Noli e Kristofer Kisi që të rreshtoheshin me Vatikanin?)

Delegacione të ndryshme arbëreshe shkojnë në Shqipëri, mbase vijnë edhe nga Tirana në Horën Arbëreshë në Sicili, por nuk di të kenë shkuar delegacione nga Dardania në Sicili, pos vizitave individuale a grupi, sikurse kjo e jona e organizuar nga Agjencia turistike “Aventuro” nga Prishtina. Në vizitën e fundit ishin rreth 50 shqiptarë nga Presheva në Dibër.

Po ashtu nuk e di shkojnë shoqatat kulturore në mënyrë të organizuar, apo studentët e Letërsisë e të Gjuhës Shqipe nga Universiteti i Prishtinës që të prekin historinë. Ndërkaq, do të duhej të shkonin.

Po kisha katolike i thërret sivëllezërit e tyre arbëresh në Dardani? Prapë me mungojnë informacionet. Është vëllazëruar ndonjë qytet i yni me Horën Arbëreshe, Palermon apo me Kalabrinë? Prishtina, Peja, Shkupi a Mitrovica?

Para dyzetë vjetësh shkonin delegacione shkrimtarësh, gazetarësh dhe studentësh nga Prishtina në Sicili. Kush i pengon të shkojnë tash? Televizioni i Prishtinës bëri reportazhe të shkëlqyeshme nga autor Skënder Blakaj dhe Ali Llunji me 1977-78. Mund të merren shembull edhe për sot.

Pse Ipeshkvi i Dardanisë nuk shkon në kishën e arbëreshëve në Palermo, apo në kishën e Shën Gjergjit në Horën Arbëreshë, apo ipeshkvi i arbëreshëve në katedralen “Shenjtorja Terezë ?

Kemi misionarë italianë në Kishën Protestante të Dardanisë, kemi edhe në kishën katolike, por nuk di që e kanë thërritur ndonjë misionar arbëreshë.

Sa ishte i entuziazmuar arbëreshi Lishe (Alesandri) kur tregonte për vizitën në Kosovë, ndërsa i kishin mbetur në kujtesë kullat e Junikut.

Arbëreshët dikur ishin komuniteti më i dashur për ne. Liberalizimi i vizave na i çeli rrugët…

Shkruar nga Agon Shaqiri

U nisem menate. Grupi jone perbehej nga tete gjinde. Mes tyre dhe nje profesor 80 vjec, entuziast per viziten ne Horen e Arberesheve.

E kam pase enderr te kahmotshme, deftonte profesori. Me ne fund po me realizohet kjo enderr, thoshte profesori dhe shikimi i tij shkonte larg, shume larg, ndoshta deri ne Hore. Kushedi se si i mendonte arbereshet!? Te medhenje e te forte si Skenderbeu, gluhen e tyre te paster, te bukur e te vjeter, mbase mijera vjecare, mendonte rrugicat e rruget me kalldreme, e me pas “kthehej” serish ne autobus per te treguar ndonje nga historite e tij te pafundme.Shoferi i minibusit, njeri shume i kandshem dhe me humor. E ngacmonte profesorin,mik te vjeter te tij, qe si duket, ne kohen e tij ishte i rrepte ne lenden e tij dhe nxenesit me veshtiresi e kalonin provimin (keshtu do te duhej te ishin te gjithe profesoret per mu, te rrepte e te drejte)

Ne Prizren,morem pjesen tjeter te grupit.Tani po marshonim rruges se Kombit,ne drejtim te pjeses tjeter te Kombit, gjakut tone te shprishur.

Me duket sikur po shkonim ne nje udhetim paradoksal, sikur po udhetonim ne kohe, per te takuar veten tone para 500 vitesh!

Ne aeroportin Nene Tereza mberritem pas kater oresh. Aeroporti, relativisht i vogel, arrinte te bente shume fluturime.Mbizoterojne fluturimet per Itali. Ka fluturime pothuajse per gjithe qytetet dhe disa here ne dite.

I joni niset per Katania. Aeroplani eshte me shqiptare qe ikin per Itali dhe italiane qe kthehen ne Itali.Ka pensioniste italiane qe kthehen “perkohesisht” ne Itali pasi tashme jetojne dhe punojne ne Shqiperi, ka italiane qe kane bere dhembet e hunden ne Shqiperi, dhe kthehen ne Itali, jemi dhe ne qe shkojme per Hore te Arbereshevet.

Udhetimi zgjat pak, diku nje ore! Mua mu duk qe aeroplani sapo u ngrit ne ajer, menjehere e filloi zbritjen. Pasi avioni preku tokun, njerezit duartrokiten.U cudita qe ky zakon vazhdon ende, por cudia me e madhe eshte qe duartrokiten dhe italianet e avionit.Si duket, dielli i mesdheut rrezon dhe ndikon njesoj te ne dhe italianet (e jugut)

Katanian nuk e pame se u nisem menjehere per Palermo! Rruga diku rreth tre ore kalon shpejt. Monotonine e rruges e prish kur nga e djathta jone shfaqet Vullkani Etna, njeri nga vullkanet e pakta aktiv ne Evrope. Eshte i madh, pak i frikshem me nje re te vogel ngritur mbi qiell qe te bene te mendosh qe ai mund te shpertheje nga casti ne cast.Me kujtohet Vullkani i Vezufit,qe shekuj me pare e mbuloi me pluhur e llave Pompeun, duke e mbytur gjellen (jeten) e njerezve aty ne cast, por duke e ruajtur per ne edhe per qindra vjet me vone dhe per te kuptuar si ata njerez jetonin, frymonin, cfare rrugesh kishin dhe si i ndertonin ata (shume me mire se keto tonat) ,si mjekoheshin dhe deri ne cfare hanin e pinin!Kete po mendoja teksa kalonim prane vullkanit dhe po mendoja se po njelloj, do te takonim arbereshet tane, te konservuar, ne kuptimin e disa traditave, gjuhes, sidomos gjuhes.Do te takonim ster- stergjysherit tane dhe do te flisnim me ta shqip!Do te jetonim jeten sic e kishin jetuar “ne” 500 vite me pare!

Ne Palermo erdhem pas nje udhetimi kater oresh!Ora po shkonte 23:00. Aty u beme bashke te dy grupet nga Kosova.Deshem te flinim, por sakaq planet na nderruan.

Morem vesh qe nje grup nga Hora do te kendonte aty prane, ne nje birrari lokale. Ishim,nuk ishim te ftuar,une nuk e di,por ne,nje grup prej rreth dhjete vetash, u nisem menjehere!Kenaqesi e madhe,mezi prisnin ti degjonim,te rrinjem me ta.

Lokali ishte perplot, ylli kryesor ishte Aaron Puccio,ai ishte kengetari i lokalit.Nje kopil, (se mos keqkuptoni) sic i thone djalit e vazhezave ketej, shume e i zoti ne muzike rock, por jo me pak mjeshter ne cifteli, kitare dhe sidomos ne muziken arbereshe!

Erdhi dhe na takoi pas disa minutash.U perqafuam sikur ishim vellezer e motra,ndenji me ne shume dhe gati-gati me keqardhje u kthye per te kenduar serish.Nusja e tij letine,sic pa te keq,arbereshet i quanin italianet,ishte po kaq e mire dhe e dashur.Merreshim vesh me arberisht dhe shqip,me te gjithe.Lokali ishte plote arbereshe.Vinin me radhe per te na takuar. Cmalleshim ne,cmalleshin dhe ata!Aroni vinte shpesh,sa here binte pushim nga te kenduarit, te rrinte me ne dhe te flisnjem bashke.Folem shume ate nate, folem per jeten,punet,brengat e secilit, por folem dhe per gjuhen.

Na deftuan per Fjale te bukura,shqip,te patrazuara nga gjuha e pushtuesit, si: “motermeme” per tezen, “motertate” per hallen etj.,etj.

Fjale si keto akademiket tane bejne mire ti kthejne ne fjalor (do e kene te veshtire ta sllavizojne dhe turqizojne)!

Sa larg ishim,sa te izoluar, gati ne bishtin e italise, por prape flasem e kuptohemi po shqip, thoshte njeri nga arbereshet. Ne, thoshte ai ,kemi menduar se ju na kishit harruar sepse ne ishim shume larg dhe kishin kaluar qindra vite.

Dhe ne, thoshte njeri nga grupi jone, kemi menduar se ju ishit zhdukur, kishit humbur.

Sa cudi,po mendoja me vete, ne kishim menduar se arbereshet kishin humbur, nderkohe ata mendonin se ne i kishim harruar.Ne fakt, as arbereshet nuk kishin humbur, as ne nuk i kishim harruar.

Ja ku ishin arbereshet, aty flisnin me neve,me te gjalle e me te forte se kurre.

Ne Kosove,nga ana tjeter jane mijera vajza e djem qe kane emra Arber,Arberesh dhe Arberesha!

Si ju paskemi harruar!?Si paskeni humbur ju!?Arbereshet ishin frymezimi jone,Rilindja jone,Gjella/jeta jone,forca qe te ecnim perpara.Ne Kosove jane mbi 5000 veta qe kane emra:Arber,Aberesh e Arberesha.

Arberia ka qene gjithmone ne zemrat dhe shpirtrat tane.Ata ishin deshmi e gjalle qe mbijetesa eshte e mundshme,e domosdoshme!

Nata e pare ishte e gjate dhe e lodhshme, por e paharruar.Ndenjem deri ne oret e para te mengjesit dhe nuk e di ne fjetem apo jo ate nate.

Te nesermen ne Palermo na priti prifti i kishes arbereshe aty Antonino Antonio Paratore. Nje kishe shume e bukur! Ne krye te saj, shqiponja dy krenare dhe ne nje kornize ne ane te deres se hyrjes, nje fjale per Kryezotin, Gjergjin!Prifti, shume i qeshur!Hija e tij nuk ngjall aspak frike, s’ka as veshje te cuditshme.Eshte njerezor ne cdo kuptim.Flet per kishen dhe historine e saj, kuptohet arberisht!Nderroi Facebook dhe instagram me te gjithe!Prift Social,sic i thoshte ai vetes!Nje nga ndihmesit aty me dhuroi nje liber, meshen ne gjuhen shqipe/arberisht dhe diku lexova qe:

“O Ati jine ce je lart ne kjiel,

shejteruar kloft Embri jit,

arthet rregjeria jote,u beft vullimi i jit,si ne kjiell ashtu ne dhe”

Pas nje vizite disa oreshe ne Palermo, vend qe mblidhte bashke rreth 15,000 arbereshe, morem rrugen per Hore.Rruga per Hore te arbereshevet zgjati 30 minuta.

Ishte vend malor, me shume gure, ishte dicka mes Krujes dhe jugut te Shqiperise!

Mbase ishte zgjedhur nje vend qe duhej ti ngjasonte shume vendlindjes!

Ne hotel erdhem nga dreka.Hoteli quhej Valle Himare.Arbereshet e Hores kishin ardhe nga Himara mbi 500 vjet me pare.Kjo ishte arsyeja pse hoteli mbante ate emer.Cudi e madhe qe Himariotet e para 500 vjetesh flasin shqip dhe ata ne HImare pretendojne se flasin nje gjuhe tjeter!Cudi pas cudie ishte dhe uji Tepelena qe sherbehej ne hapesirat e hotelit.

Dita dukej e mire,shume e ngrohte per qytetin. Pasi hengrem dreken ishte radha qe te na priste kryetari i Hores.Organizimi ishte perfekt.Ngado flamuj kombetare.Ishte dhe dita e pavaresise se Kosoves.Takimi filloi,ashtu sic mund te mendohej,me Himnin e Flamurit,ate te Gjergjit,heroit tone Kombetar.E kenduam te gjithe,me shume emocion!Dridhej buza teksa shikoje arberesh e shqiptare nga Kosova te kendonin bashke,ne Hore,himnin e Flamurit.U mbajten fjalime dhe prezantime per historine e Hores,kultures e tradites arbereshe.U be debat.U fol shqip.U be bashke:Dardania,Kosova,Shqiperia,Lugina,te gjithe dhe festuam ashtu se bashke,Pavaresine e gjysmes se Kombit,ne, i gjithe Kombi nga Lugina deri ne Hore!

Kryetari mbajti fjalim te mire, emocional, foli per projektet e Hores,per vizitat e shumta te shqiptareve te Kosoves,Shqiperise,e te gjithe pjeseve tjera te Kombit.

Hora duhet te jete vend pelegrinazhi per te gjithe ne,per te kuptu si gjuha jeton,si gjaku nuk behet uje,si shqiptari/arberi eshte i forte,i palekundur,trim, sikur kryetrimi,Gjergji!

Ne lidhje me Kryetrimin tone,kryetari Rosario Petta,na dha lajme te mrekullueshem.Ne shtator te ketij viti perurohej shtatorja e Gjergjit,e gjate 3 metra,dhurate nga nje shoqate shqiptare e Zvicres.Gjergji do te shkeli dhe Horen,pas shume e shume qyteteve te Europes e botes.Gjergji do jete aty,me te paret e tyre,si shenje qe ai eshte me shqiptaret,kudo qe jane,per ata qe e duan dhe ata qe e duan me pak!

Pas kesaj vizituam Qytetin e Hores. Lajmi qe nje grup nga Kosova kishte ardhe per vizite tashme kishte mare dhene.

Njerezit ndalonin rrugeve,na flisnin perzemersisht,na uronin “te rrini mire,te rrini” dhe vazhdonin rrugen!Te tjere,pleqte e Hores,qe nuk zbrisnin dot ne rruge,na pershendesnin me dore nga ballkonet e tyre!Emocion i papare!Rruget e qytetit te gjitha me mbishkrime shqip: Sheshi,Kroi me nje goje,Kisha e Senduvitit, per cudi dhe ne kishe Zoti “fliste shqip”!

Pas kesaj shkuam per te pushuar pak ne hotel,por gjumi nuk vinte!Donin te shijonim cdo cast, cdo moment.Nje grup zbritem poshte ne hotel dhe po flisnim me kamerieret,recepcionistet,me te gjithe qe flisnjen shqip/arberisht!

Kamerierja nga Senduviti qe punonte ne kete hotel na tregoi per fustanet tradicioanal qe beheshin ne Hore.

Te qepur me fije ari dhe qe kushtonin shume, ishin te vetmit me te cilet beheshin dasmat.Fustanat jane te tille qe nga koha e Kryezotit,mbase dhe shume me heret,thoshte kopilja nga Senduviti.Dasma nuk behej me fustane te bardhe,ajo behej vetem me kete fustan shumengjyresh,te arte,si ARberia!

Kaq i bukur ishte ky fustan,sa nje djale nga Kosova qe i kishte propozuar gruas se tij te ardhshme, diku ne nje qytet tjeter ne Itali,e vendosi qe ta ribente propozimin ne Hore dhe me kete fustan (nuk eshte rreng por e vertete dhe me pak mund gjejme dhe emrat)

I gjithe qyteti ndihmoi qe kjo dasme/propozim te behej dasme e madhe.

Nderkohe, Darka tashme po vinte!Do te festonim Pavaresine e gjysmes se kombit, ne, pothuajse i gjithe Kombi, nga Lugina deri ne Hore!

Aaroni, Lishe Kuq, Piero Napoli dhe grupi nga Hora ishin ata qe kenduan kenge te mrekullueshme arbereshe!

” Morem fjale”, per kryetrimin e koheve bashkekohore, Adem Jasharin, kenduam Himnin e Flamurit,Xhamadanin, i kenduam Morese,me cifteli dhe me kitare, kercyem valle nga Cameria e Dardania, nga Jugu e veriu i Shqiperise, por nuk deheshim e as lodheshim,sikur ne parajse,dehja nuk vinte,lodhja largohej, shpirti ishte ndare nga trupi dhe po e shijonte kete parajse ne toke,ne hore,ne Arberi!

Doja qe ajo nate te mos mbaronte!

Hengrem nje darke te jashtezakonshme me mish keci (qe aty i thoshin kici dhe qeshem kur disa nga ne u tremben se e degjuan shkronje “k” si “g” ne fjalen kici)

Dikur duhet te kemi fjet! Endrrat ishin perplot Hore,Gjergj,arberi,arber,kopij e vazheza,gjinde ejani ejani (nje kenge fantastike arbereshe) kic 😂 ,emocione,krenari,mall e dhimbje.

Takimi tjeter mund te jete i shpejte, keshtu e lame, ndoshta serish ne Hore,ndoshta Kalabri, Prishtine a Tirane, por do te takohemi, per tu mos ndare me dhe per kete thame gje do japim Besen prane shtatores se Gjergjit, qe do te perurohet ne Shtator, ne sheshin kryesor te Hores!

Gjergji na donte bashke!Kush jemi ne qe t’ja prishim deshiren?!

Ju falem Arberi!

#Aventuro#arbereshe#pianadeglialbanesi, #horaearbereshevet#aventurotravel#arberia

Hora e Arbëreshëvet (“Piana degli Albanesi” afër Palermos në Sicili, themeluar më 30 gusht të vitit 1488, më mirë se çdo vendbanim arbëresh ruan me shumë dashuri e fanatizëm gjuhën, traditat dhe simbolet kombëtare.- Hora me mbi 6.500 banorët, shquhet edhe si kryeqytet i arbëreshëve, që dha figura të famshme që nga periudha e Rilindjes, siç ishin poeti e Zef Skiroi, gjuhëtari Lekë Matrëngandërsa në mesin e atyre që e vizituan ishin edhe Ismail Qemajli e Ismail Kadare

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Në vazhdën e prezantimeve të vendbanimeve arbëreshe, pas tri katundeve të poetëve tanë në Kalabri, të De Radës, Zef Serembës e Jul Varibovës, kësaj të hëna, kaluam në Sicili, për tu njohur me njërin nga vendbanimet më të mëdha arbëreshe, themeluar 533 vjet më parë: qytezën Hora e Arbëreshëvet (“Piana degli Albanesi”, që gjendet 24 kilometra larg Palermos në Sicili.

Sa i përket historikut: Hora është themeluar më 30 gusht të vitit 1488, ndërsa banorët u shpërngulën në ishull në vitin 1480, kur osmanët sulmuan trojet shqiptare në Adriatik. Aktualisht Bashkia e Horës përdor dokumente zyrtare dygjuhësore: shqip dhe italisht, në bazë të ligjit për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali. Ndërsa që simbolet, flamuri kombëtar valëvitet në shumë objekte private e publike, përfshirë edhe godinën e Bashkisë së Horës (fotoja kryesore e këtij shkrimi). Edhe në këtë lokalitet të madh arbëresh, krahas bustit të Skënderbeut, në të njëjtin shesh gjendet edhe shtatorja e Shën Terezës, që paraqesin pikat më të frekuentuara të vizitorëve.

Horen e Arbëreshëve e vizitova nga data 23-28 mars 2017, ku edhe njoha nga afër jo vetëm këtë vendbanim të hershëm arbëresh me mbi 6.500 banorë, që njihet si kryeqytet i arbëreshëve, por edhe pash nga afër sesi këtu më mirë se në çdo lokalitet arbëresh ruhen me shumë dashuri e fanatizëm gjuha, tradita dhe simbolet kombëtare, e të gjitha këto kulmohen me traditën e bujarisë deh mikpritjes shqiptare.

Mikpritja e rrallë dhe e paparë

Por ajo që të shoqëron e të emocionon në çdo hap në Horën e Arbëreshëve është mikpritja e rrallë dhe e paparë. Këtë vlerë të trashëguar prej shekujsh, mikpritjen dhe zemërgjerësie patëm rastin ta përjetojmë nga afër bashkë me shumë bashkëkombëse nga trojet etnike dhe mërgata më parë në vet Horen në një program festiv, në kohën kur edhe zhvillohej ndeshja mes kombëtareve shqiptare dhe italiane dhe kur edhe vëllezërit arbëresh erdhën me autobus në Palermo për të anua për Kombëtaren e Shqipërisë, atdheut të të parëve të tyre.

Gjatë pritjes te kryetari i Bashkisë, doktor Vitos Skalia, rastisi që me disa nëpunës të komunikoja mjaft mirë shqip. Po këtë ditë, më 24 mars 2017, në godinën e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve, nxënësit e Shkollës “Skanderbeg” shfaqën një program festiv për nder të kombëtares shqiptare që atë mbrëmje ballafaqohej në një ndeshje futbolli me kombëtaren italiane. Ishe ky një program shumë mbresëlënës që u duartrokit gjatë nga pjesëmarrësit e shumtë, në mesin e të cilëve edhe mërgimtarë nga shumë shtete të Evropës. Mësuam se nxënësit në Hora kanë në program dy orë mësim në javë në gjuhën shqipe, në kuadër të orëve shtesë të mësimit të rregullt në gjuhën italiane.

Por ajo që të shoqëron e të emocionon në çdo hap në Horën e Arbëreshëve është mikpritja e rrallë dhe e paparë. Këtë dukuri të trashëguar prej shekujsh, mikpritjen dhe zemërgjerësinë, unë me shoqëruesit: vëllezërit Jakup e Islam Reka dhe Agim Pepaj, e përjetuam në çdo hap e në çdo cep të Hores.

Kudo gjurmë të dukshme e identitetit të fortë etnik

Gjurma më e dukshme e identitetit të fortë etnik është gjuha arbërore, e folur prej krejt banorëve. Këtë të folme e dëgjuam nga banorë të moshave të ndryshme gjatë gjithë vizitës, por edhe e pamë të shënuar në emra rrugësh, dyqanesh e sheshesh. Arbërishtja, edhe më tej jeton si gjuhë amtare dhe është mjet kryesor komunikimi. Me një fjalë, qytetarët përdorin sistemin dygjuhësh, shqipen dhe italishten. Megjithatë, gjuha (“gluha” në arbërisht) e vendit është gjithmonë në rrezik, sidomos për fëmijët, që gjuhën amtare në shkollë e kanë dytësore.

Gjatë vizitës në Katedralen e “Shën Mitrit Dëshmor i Madh”, ligjërohej shqip. Kisha është e ngritur më 1590-ën dhe stoliset me një abazhur me shqiponjën dykrenore. Sa për ilustrim, po ju rrëfej me dy rreshta për rëndësinë që arbëreshët i japin gjuhës së tyre të lashtë:

“Arbëresh’ këngë thoni,

gluhën e lartë të mos e harroni…!”

Mbishkrimet, toponimet dhe simbolet tek Hora e Arbëreshëve

Si në Kalabri, ashtu edhe në Sicili, vizitori shqiptar ndien kënaqësi që has në aq shumë mbishkrime, toponime dhe simbole kombëtare shqiptare. Madje, në Sicili, në Horën e Arbëreshëve has edhe në më shumë shenja të natyrës shqiptare, duke filluar nga godina e Bashkisë, ku krahas flamurit italian, valon edhe flamuri kombëtar shqiptar.

Në Horë spikat posaçërisht shqiponja dykrenore, qoftë në rrugë, sheshe, kisha e përmes flamujve edhe në restorante e shtëpi banimi. Hora gjithashtu ka stemën e vet me shqiponjë, e në këmbë kallinj gruri, simbol rrite e bereqeti*.

Simbolin e shqiponjës e hasëm edhe në kishën arbëreshe në kryeqytetin e Sicilisë në Palermo, themeluar që në vitin 1547. Në gjuhën shqipe banorët përjetësojnë në rrugët e këtushme edhe emra shkrimtarësh e studiuesish të njohur që ka dhënë Hora e Arbëreshëve.

Veshje tradicionale përplot “shpirt” e kolorit

Gjatë vizitës që i bëmë Horës së Arbëreshëve, ajo që tërhiqte më së shumti ishte veshja karakteristike, sidomos veshja e femrave. Kostumet përplot “shpirt”, kolorit e bukuri përbëjnë një pasuri të rrallë të trashëgimisë kulturore të arbëreshëve të kësaj ane. Për më shumë se pesë shekuj të arbëreshëve në Sicili, kjo veshje mund edhe të ketë pësuar ndryshime dhe kjo e bën të vështirë rindërtimin e saj sipas origjinës.

Veshjet, megjithatë janë një pasuri dhe vlerë e pakontestueshme. Ato kryesisht barten në festa familjare e tradicionale. Llojet e veshjeve tradicionale të grave i hasëm edhe në festën e organizuar në godinën e Bashkisë së Horës, edhe në rrugë, por edhe në muzeun e kësaj qyteze.

Shkrepa disa foto aty ku arrita t’i fiksoja në këto mjedise, por disa nga fotot m’i huazoi miku im arbëresh, studenti i dramaturgjisë dhe skenografisë nga Hora, Jaren Martide, apo si fotograf me emrin Mario Calivà, dhe me këtë rast e falënderoj shumë.

Hora e Arbëreshëvet u themelua më 30 gusht të vitit 1488 nga një grup shqiptarësh nga Himara. Në vitet 14821485 një sulm i perandorisë turko-osmane islame i detyroi familjet e Arbërisë (emrin i hershëm i Shqipërisë) të linin vendin dhe të ikënin për lirinë drejt anës tjetër të detit Adriatik për në Itali. Banorët e kanë origjinën e tyre nga vendbanimi shqiptar i Himarës. Ata morën anije nga Venediku dhe shkuan në Italinë qendëro-jugore dhe në Sicilinë. Në fillim ishin me sa duket në kampet e përkohshme diku afër qytetit të Palermos deri rreth viteve 14861487. Në atë kohë ata i kërkuan kardinalit Jan Borgia, argjipeshkvi i Muriallit (italisht: Monreale), të drejtën e qëndrimit të përhershëm në tokat e Merkut dhe Aydinglit, mbi malet sipër Palermos. Lëshimi zyrtar i tokave është dhënë te banorët në vitin 1488.

Sheshi i Horës dhe Bashkia e vjetër

Në 1534 një valë tjetër e familjeve shqiptare u vendosën në katund. Ata ishin kryesisht Arbëror nga Kalaja veneciane e Koronit në rajonin e Moresë ose Peloponezit jugperëndimor në Greqi. Mbreti Johan II i Spanjës i lejoi zyrtarisht refugjatët të zënë vendin e tanishëm të tyre dhe të ruajnë fenë ortodokse.

Në fillim qyteti isht quejtur Fusha e Argjipeshkvit” (italisht: “Piana dell’Arcivescovo”) ose latinisht: S.P.Q.A. (Senatus Populus Que Albanensis) apo N.P.A.C. (Nobilis Planæ Albanensium Civitas), si edhe thjeshtësisht “Civitas Nobilis Plana Albanensium”, më vonë, në shekulli XIX, ka mbetur vetëm italisht Piana dei Greci për ritin fetar bizantin, quajtur nga litint (italiant) “grek”, duke ulokuar emrin origjinal. Ne vitin 1941 emri italisht, për dëshirë e inteletualeve dhe prifterinjëve arbëreshë, u ndryshua në Piana degli Albanesi, në kohën kur Italia kishte pushtuar Shqipërinë në luftën e dytë botërore. Arbëreshët, megjithatë, e kanë quajtur gjithëmonë Hora e Arbëreshëvet, më vjetër Hora e t’Arbëreshëvet, ose Sheshi arbëreshët nga tjera katunde apo vetëm Hora. Hora në arbërisht ka kuptim qytet (nga greqishtja[3]), sepse Hora e Arbëreshëvet është në faktë vendi më i madh i arbëreshëvet t’Italisë.

Deri vitit 1819 ngarkimet publikë qenë rezervuar vetëm praktikuezvet arbëreshë të ritit ortodoks. Në sajë të themelimit të Oratorit të Shën Filipit Neri, të Kolegjit e Shën Mërisë dhe të Seminarit Arbëresh të Palermës, Hora e Arbëreshëvet ka ruajtur karakteristikat origjinale gjuhësore e fetare.

Arbëreshët e Horës patën një rol aktiv gjatë lëvizjeve të “Risorxhimentit” (Rilindjës) e Italisë, në lëvizjen politiko-sindikale në Sicili e “Dhomatet e gjindevet çë shërbejën” (italisht I Fasci Siciliani dei Lavoratori) të 18931894 dhe në lëvizjen, gjithëmonë në Sicili, për pushtimin e tokëve/dherave të papunuara të viteve ’50 të shekullit të shkuar. Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë, arbëreshët e Horës së Arbëreshëvet, ishin pjesëmarrës aktivë në ngjarjet historike rajonale, kombëtare dhe për çështjen e rilindjës kombëtare shqiptare, duke e dhënë një kontribut të rëndësishëm për kulturën dhe letërsinë shqiptare, duke luajtur një rol të rëndësishëm për unitetin kombëtar italiane dhe për pavarësin së Shqipërisë, dhe të marrin pjesë në fazat më të fuqishëm të “Dhomatet e gjindevet çë shërbejën” (Lëvizjes së Punëtorëve) për të theksuar lidhjen me atdheun e sotëm dhe dashurinë për Mëmëdheun, gjallë edhe sot. Për fat të keq Hora e Arbëreshëvet është njohur edhe për të parën masakër shtetërore (1 maj 1947) te Gryka e Spartavet, ku u vranë arbëreshët.

Gjatë shekujve, prej më shumë se pesëqind vjet, arbëreshët, si pjesë e identitetit të tyre dhe në sajë të këmbënguljes së tyre dhe institucioneve të tyre kulturore, rrethanat sociale dhe ekonomike, ruajtën me kujdes dhe xhelozi rrënjët kulturore të tyre, si gjuhën, ritin bizantin, kostumet, doket e zakonet duke qënë një kënd të rëndësishëm i kulturës lindore në tokën perëndimore, një model integrimi. Kultura e tyre është një veçanti e papërsëritshme, një pronësi e njerëzisë që është mirë të ruhet, por është edhe përkushtim i sinqertë ndaj atdheut të dashur./Wikipedia/