Shkruar nga Agon Shaqiri
















U nisem menate. Grupi jone perbehej nga tete gjinde. Mes tyre dhe nje profesor 80 vjec, entuziast per viziten ne Horen e Arberesheve.
E kam pase enderr te kahmotshme, deftonte profesori. Me ne fund po me realizohet kjo enderr, thoshte profesori dhe shikimi i tij shkonte larg, shume larg, ndoshta deri ne Hore. Kushedi se si i mendonte arbereshet!? Te medhenje e te forte si Skenderbeu, gluhen e tyre te paster, te bukur e te vjeter, mbase mijera vjecare, mendonte rrugicat e rruget me kalldreme, e me pas “kthehej” serish ne autobus per te treguar ndonje nga historite e tij te pafundme.Shoferi i minibusit, njeri shume i kandshem dhe me humor. E ngacmonte profesorin,mik te vjeter te tij, qe si duket, ne kohen e tij ishte i rrepte ne lenden e tij dhe nxenesit me veshtiresi e kalonin provimin (keshtu do te duhej te ishin te gjithe profesoret per mu, te rrepte e te drejte)
Ne Prizren,morem pjesen tjeter te grupit.Tani po marshonim rruges se Kombit,ne drejtim te pjeses tjeter te Kombit, gjakut tone te shprishur.
Me duket sikur po shkonim ne nje udhetim paradoksal, sikur po udhetonim ne kohe, per te takuar veten tone para 500 vitesh!
Ne aeroportin Nene Tereza mberritem pas kater oresh. Aeroporti, relativisht i vogel, arrinte te bente shume fluturime.Mbizoterojne fluturimet per Itali. Ka fluturime pothuajse per gjithe qytetet dhe disa here ne dite.
I joni niset per Katania. Aeroplani eshte me shqiptare qe ikin per Itali dhe italiane qe kthehen ne Itali.Ka pensioniste italiane qe kthehen “perkohesisht” ne Itali pasi tashme jetojne dhe punojne ne Shqiperi, ka italiane qe kane bere dhembet e hunden ne Shqiperi, dhe kthehen ne Itali, jemi dhe ne qe shkojme per Hore te Arbereshevet.
Udhetimi zgjat pak, diku nje ore! Mua mu duk qe aeroplani sapo u ngrit ne ajer, menjehere e filloi zbritjen. Pasi avioni preku tokun, njerezit duartrokiten.U cudita qe ky zakon vazhdon ende, por cudia me e madhe eshte qe duartrokiten dhe italianet e avionit.Si duket, dielli i mesdheut rrezon dhe ndikon njesoj te ne dhe italianet (e jugut)
Katanian nuk e pame se u nisem menjehere per Palermo! Rruga diku rreth tre ore kalon shpejt. Monotonine e rruges e prish kur nga e djathta jone shfaqet Vullkani Etna, njeri nga vullkanet e pakta aktiv ne Evrope. Eshte i madh, pak i frikshem me nje re te vogel ngritur mbi qiell qe te bene te mendosh qe ai mund te shpertheje nga casti ne cast.Me kujtohet Vullkani i Vezufit,qe shekuj me pare e mbuloi me pluhur e llave Pompeun, duke e mbytur gjellen (jeten) e njerezve aty ne cast, por duke e ruajtur per ne edhe per qindra vjet me vone dhe per te kuptuar si ata njerez jetonin, frymonin, cfare rrugesh kishin dhe si i ndertonin ata (shume me mire se keto tonat) ,si mjekoheshin dhe deri ne cfare hanin e pinin!Kete po mendoja teksa kalonim prane vullkanit dhe po mendoja se po njelloj, do te takonim arbereshet tane, te konservuar, ne kuptimin e disa traditave, gjuhes, sidomos gjuhes.Do te takonim ster- stergjysherit tane dhe do te flisnim me ta shqip!Do te jetonim jeten sic e kishin jetuar “ne” 500 vite me pare!
Ne Palermo erdhem pas nje udhetimi kater oresh!Ora po shkonte 23:00. Aty u beme bashke te dy grupet nga Kosova.Deshem te flinim, por sakaq planet na nderruan.
Morem vesh qe nje grup nga Hora do te kendonte aty prane, ne nje birrari lokale. Ishim,nuk ishim te ftuar,une nuk e di,por ne,nje grup prej rreth dhjete vetash, u nisem menjehere!Kenaqesi e madhe,mezi prisnin ti degjonim,te rrinjem me ta.
Lokali ishte perplot, ylli kryesor ishte Aaron Puccio,ai ishte kengetari i lokalit.Nje kopil, (se mos keqkuptoni) sic i thone djalit e vazhezave ketej, shume e i zoti ne muzike rock, por jo me pak mjeshter ne cifteli, kitare dhe sidomos ne muziken arbereshe!
Erdhi dhe na takoi pas disa minutash.U perqafuam sikur ishim vellezer e motra,ndenji me ne shume dhe gati-gati me keqardhje u kthye per te kenduar serish.Nusja e tij letine,sic pa te keq,arbereshet i quanin italianet,ishte po kaq e mire dhe e dashur.Merreshim vesh me arberisht dhe shqip,me te gjithe.Lokali ishte plote arbereshe.Vinin me radhe per te na takuar. Cmalleshim ne,cmalleshin dhe ata!Aroni vinte shpesh,sa here binte pushim nga te kenduarit, te rrinte me ne dhe te flisnjem bashke.Folem shume ate nate, folem per jeten,punet,brengat e secilit, por folem dhe per gjuhen.
Na deftuan per Fjale te bukura,shqip,te patrazuara nga gjuha e pushtuesit, si: “motermeme” per tezen, “motertate” per hallen etj.,etj.
Fjale si keto akademiket tane bejne mire ti kthejne ne fjalor (do e kene te veshtire ta sllavizojne dhe turqizojne)!
Sa larg ishim,sa te izoluar, gati ne bishtin e italise, por prape flasem e kuptohemi po shqip, thoshte njeri nga arbereshet. Ne, thoshte ai ,kemi menduar se ju na kishit harruar sepse ne ishim shume larg dhe kishin kaluar qindra vite.
Dhe ne, thoshte njeri nga grupi jone, kemi menduar se ju ishit zhdukur, kishit humbur.
Sa cudi,po mendoja me vete, ne kishim menduar se arbereshet kishin humbur, nderkohe ata mendonin se ne i kishim harruar.Ne fakt, as arbereshet nuk kishin humbur, as ne nuk i kishim harruar.
Ja ku ishin arbereshet, aty flisnin me neve,me te gjalle e me te forte se kurre.
Ne Kosove,nga ana tjeter jane mijera vajza e djem qe kane emra Arber,Arberesh dhe Arberesha!
Si ju paskemi harruar!?Si paskeni humbur ju!?Arbereshet ishin frymezimi jone,Rilindja jone,Gjella/jeta jone,forca qe te ecnim perpara.Ne Kosove jane mbi 5000 veta qe kane emra:Arber,Aberesh e Arberesha.
Arberia ka qene gjithmone ne zemrat dhe shpirtrat tane.Ata ishin deshmi e gjalle qe mbijetesa eshte e mundshme,e domosdoshme!
Nata e pare ishte e gjate dhe e lodhshme, por e paharruar.Ndenjem deri ne oret e para te mengjesit dhe nuk e di ne fjetem apo jo ate nate.
Te nesermen ne Palermo na priti prifti i kishes arbereshe aty Antonino Antonio Paratore. Nje kishe shume e bukur! Ne krye te saj, shqiponja dy krenare dhe ne nje kornize ne ane te deres se hyrjes, nje fjale per Kryezotin, Gjergjin!Prifti, shume i qeshur!Hija e tij nuk ngjall aspak frike, s’ka as veshje te cuditshme.Eshte njerezor ne cdo kuptim.Flet per kishen dhe historine e saj, kuptohet arberisht!Nderroi Facebook dhe instagram me te gjithe!Prift Social,sic i thoshte ai vetes!Nje nga ndihmesit aty me dhuroi nje liber, meshen ne gjuhen shqipe/arberisht dhe diku lexova qe:
“O Ati jine ce je lart ne kjiel,
shejteruar kloft Embri jit,
arthet rregjeria jote,u beft vullimi i jit,si ne kjiell ashtu ne dhe”
Pas nje vizite disa oreshe ne Palermo, vend qe mblidhte bashke rreth 15,000 arbereshe, morem rrugen per Hore.Rruga per Hore te arbereshevet zgjati 30 minuta.
Ishte vend malor, me shume gure, ishte dicka mes Krujes dhe jugut te Shqiperise!
Mbase ishte zgjedhur nje vend qe duhej ti ngjasonte shume vendlindjes!
Ne hotel erdhem nga dreka.Hoteli quhej Valle Himare.Arbereshet e Hores kishin ardhe nga Himara mbi 500 vjet me pare.Kjo ishte arsyeja pse hoteli mbante ate emer.Cudi e madhe qe Himariotet e para 500 vjetesh flasin shqip dhe ata ne HImare pretendojne se flasin nje gjuhe tjeter!Cudi pas cudie ishte dhe uji Tepelena qe sherbehej ne hapesirat e hotelit.
Dita dukej e mire,shume e ngrohte per qytetin. Pasi hengrem dreken ishte radha qe te na priste kryetari i Hores.Organizimi ishte perfekt.Ngado flamuj kombetare.Ishte dhe dita e pavaresise se Kosoves.Takimi filloi,ashtu sic mund te mendohej,me Himnin e Flamurit,ate te Gjergjit,heroit tone Kombetar.E kenduam te gjithe,me shume emocion!Dridhej buza teksa shikoje arberesh e shqiptare nga Kosova te kendonin bashke,ne Hore,himnin e Flamurit.U mbajten fjalime dhe prezantime per historine e Hores,kultures e tradites arbereshe.U be debat.U fol shqip.U be bashke:Dardania,Kosova,Shqiperia,Lugina,te gjithe dhe festuam ashtu se bashke,Pavaresine e gjysmes se Kombit,ne, i gjithe Kombi nga Lugina deri ne Hore!
Kryetari mbajti fjalim te mire, emocional, foli per projektet e Hores,per vizitat e shumta te shqiptareve te Kosoves,Shqiperise,e te gjithe pjeseve tjera te Kombit.
Hora duhet te jete vend pelegrinazhi per te gjithe ne,per te kuptu si gjuha jeton,si gjaku nuk behet uje,si shqiptari/arberi eshte i forte,i palekundur,trim, sikur kryetrimi,Gjergji!
Ne lidhje me Kryetrimin tone,kryetari Rosario Petta,na dha lajme te mrekullueshem.Ne shtator te ketij viti perurohej shtatorja e Gjergjit,e gjate 3 metra,dhurate nga nje shoqate shqiptare e Zvicres.Gjergji do te shkeli dhe Horen,pas shume e shume qyteteve te Europes e botes.Gjergji do jete aty,me te paret e tyre,si shenje qe ai eshte me shqiptaret,kudo qe jane,per ata qe e duan dhe ata qe e duan me pak!
Pas kesaj vizituam Qytetin e Hores. Lajmi qe nje grup nga Kosova kishte ardhe per vizite tashme kishte mare dhene.
Njerezit ndalonin rrugeve,na flisnin perzemersisht,na uronin “te rrini mire,te rrini” dhe vazhdonin rrugen!Te tjere,pleqte e Hores,qe nuk zbrisnin dot ne rruge,na pershendesnin me dore nga ballkonet e tyre!Emocion i papare!Rruget e qytetit te gjitha me mbishkrime shqip: Sheshi,Kroi me nje goje,Kisha e Senduvitit, per cudi dhe ne kishe Zoti “fliste shqip”!
Pas kesaj shkuam per te pushuar pak ne hotel,por gjumi nuk vinte!Donin te shijonim cdo cast, cdo moment.Nje grup zbritem poshte ne hotel dhe po flisnim me kamerieret,recepcionistet,me te gjithe qe flisnjen shqip/arberisht!
Kamerierja nga Senduviti qe punonte ne kete hotel na tregoi per fustanet tradicioanal qe beheshin ne Hore.
Te qepur me fije ari dhe qe kushtonin shume, ishin te vetmit me te cilet beheshin dasmat.Fustanat jane te tille qe nga koha e Kryezotit,mbase dhe shume me heret,thoshte kopilja nga Senduviti.Dasma nuk behej me fustane te bardhe,ajo behej vetem me kete fustan shumengjyresh,te arte,si ARberia!
Kaq i bukur ishte ky fustan,sa nje djale nga Kosova qe i kishte propozuar gruas se tij te ardhshme, diku ne nje qytet tjeter ne Itali,e vendosi qe ta ribente propozimin ne Hore dhe me kete fustan (nuk eshte rreng por e vertete dhe me pak mund gjejme dhe emrat)
I gjithe qyteti ndihmoi qe kjo dasme/propozim te behej dasme e madhe.
Nderkohe, Darka tashme po vinte!Do te festonim Pavaresine e gjysmes se kombit, ne, pothuajse i gjithe Kombi, nga Lugina deri ne Hore!
Aaroni, Lishe Kuq, Piero Napoli dhe grupi nga Hora ishin ata qe kenduan kenge te mrekullueshme arbereshe!
” Morem fjale”, per kryetrimin e koheve bashkekohore, Adem Jasharin, kenduam Himnin e Flamurit,Xhamadanin, i kenduam Morese,me cifteli dhe me kitare, kercyem valle nga Cameria e Dardania, nga Jugu e veriu i Shqiperise, por nuk deheshim e as lodheshim,sikur ne parajse,dehja nuk vinte,lodhja largohej, shpirti ishte ndare nga trupi dhe po e shijonte kete parajse ne toke,ne hore,ne Arberi!
Doja qe ajo nate te mos mbaronte!
Hengrem nje darke te jashtezakonshme me mish keci (qe aty i thoshin kici dhe qeshem kur disa nga ne u tremben se e degjuan shkronje “k” si “g” ne fjalen kici)
Dikur duhet te kemi fjet! Endrrat ishin perplot Hore,Gjergj,arberi,arber,kopij e vazheza,gjinde ejani ejani (nje kenge fantastike arbereshe) kic ,emocione,krenari,mall e dhimbje.
Takimi tjeter mund te jete i shpejte, keshtu e lame, ndoshta serish ne Hore,ndoshta Kalabri, Prishtine a Tirane, por do te takohemi, per tu mos ndare me dhe per kete thame gje do japim Besen prane shtatores se Gjergjit, qe do te perurohet ne Shtator, ne sheshin kryesor te Hores!
Gjergji na donte bashke!Kush jemi ne qe t’ja prishim deshiren?!
Ju falem Arberi!
#Aventuro#arbereshe#pianadeglialbanesi, #horaearbereshevet#aventurotravel#arberia