Pagesa
Jo, ne nuk aplikojmë tarifa shtesë. Çmimi i listuar është çmimi që paguani. Përfshirë tatimin.
Ju lutem na kontaktoni për detaje në formën:
Parapërgatitja
Vishu atë që ndihesh rehatshëm dhe janë të përshtatëshme per sezonin. Cdo herë konsultoni parashikimin e motit. Në rast të bjeshkatërisë rekomandohet të keni një çift të fortë këpucëve të përdorura në rrugë, çizme, ose këpucë sportive. Është e preferueshme të visheni me shtresa dhe të përdorni veshje që do të heqë djersën dhe do të ju mbajë të thatë dhe të rehatshëm.
Jo shumë, kujtohuni se udhëtimet tona përfshijnë të gjitha. Megjithatë, ju sugjerojmë të sjellni veshje të përshtatshme për stinën dhe një çantë shpine me veshjet e nevojshme për këtë udhëtim.
Rezervimi
Anulimet
4.3.1. Agjensia nuk është përgjegjëse në rast të anulimit të udhëtimit për arsye të shkaqeve natyrore, rreziqeve epidemiologjike, protestave popullore ose shpalljeve të gjendjes së luftës në destinacionin e përzgjedhur nga klienti si dhe për çdo fatkeqësi që mund të rezultojë nga arsyet e lartpërmendura.
4.3.2. Agjensia ka të drejtë të bëjë anulimin e turit në rast se nuk është përmbushur numri minimal i pjesëmarrësve, i cili është parashikuar për organizimin e paketës. Varësisht nga destinacion dhe periudha e vitit kur promovohet turi ose paketa turistike, bëhet edhe caktimi apo parashikimi i numrit minimal të pjesëmarrësve.
Lexoni për më tepër Të drejtat dhe detyrimet
Po. Rezervimet janë të domosdoshme për vendet e garantuara në të gjitha udhëtimet. Rezervimet na ndihmojnë të përcaktojmë numrin e shoqëruesëve që nevojiten për të siguruar që grupet tona të mbeten të mirëmenaxhuara dhe të këndshme, dhe ato na lejojnë të ju njoftojmë për ndryshimet në udhëtime për shkak të motit ose çfarëdo rrethane që mund të ndërhyjë në këto udhëtime.