Historia e Piana Degli Albanesi – Hora
Foto e realizuar nga: Mario Caliva

Hora e Arbëreshëvet u themelua më 30 gusht të vitit 1488 nga një grup shqiptarësh nga Himara. Në vitet 14821485 një sulm i perandorisë turko-osmane islame i detyroi familjet e Arbërisë (emrin i hershëm i Shqipërisë) të linin vendin dhe të ikënin për lirinë drejt anës tjetër të detit Adriatik për në Itali. Banorët e kanë origjinën e tyre nga vendbanimi shqiptar i Himarës. Ata morën anije nga Venediku dhe shkuan në Italinë qendëro-jugore dhe në Sicilinë. Në fillim ishin me sa duket në kampet e përkohshme diku afër qytetit të Palermos deri rreth viteve 14861487. Në atë kohë ata i kërkuan kardinalit Jan Borgia, argjipeshkvi i Muriallit (italisht: Monreale), të drejtën e qëndrimit të përhershëm në tokat e Merkut dhe Aydinglit, mbi malet sipër Palermos. Lëshimi zyrtar i tokave është dhënë te banorët në vitin 1488.

Sheshi i Horës dhe Bashkia e vjetër

Në 1534 një valë tjetër e familjeve shqiptare u vendosën në katund. Ata ishin kryesisht Arbëror nga Kalaja veneciane e Koronit në rajonin e Moresë ose Peloponezit jugperëndimor në Greqi. Mbreti Johan II i Spanjës i lejoi zyrtarisht refugjatët të zënë vendin e tanishëm të tyre dhe të ruajnë fenë ortodokse.

Në fillim qyteti isht quejtur Fusha e Argjipeshkvit” (italisht: “Piana dell’Arcivescovo”) ose latinisht: S.P.Q.A. (Senatus Populus Que Albanensis) apo N.P.A.C. (Nobilis Planæ Albanensium Civitas), si edhe thjeshtësisht “Civitas Nobilis Plana Albanensium”, më vonë, në shekulli XIX, ka mbetur vetëm italisht Piana dei Greci për ritin fetar bizantin, quajtur nga litint (italiant) “grek”, duke ulokuar emrin origjinal. Ne vitin 1941 emri italisht, për dëshirë e inteletualeve dhe prifterinjëve arbëreshë, u ndryshua në Piana degli Albanesi, në kohën kur Italia kishte pushtuar Shqipërinë në luftën e dytë botërore. Arbëreshët, megjithatë, e kanë quajtur gjithëmonë Hora e Arbëreshëvet, më vjetër Hora e t’Arbëreshëvet, ose Sheshi arbëreshët nga tjera katunde apo vetëm Hora. Hora në arbërisht ka kuptim qytet (nga greqishtja[3]), sepse Hora e Arbëreshëvet është në faktë vendi më i madh i arbëreshëvet t’Italisë.

Deri vitit 1819 ngarkimet publikë qenë rezervuar vetëm praktikuezvet arbëreshë të ritit ortodoks. Në sajë të themelimit të Oratorit të Shën Filipit Neri, të Kolegjit e Shën Mërisë dhe të Seminarit Arbëresh të Palermës, Hora e Arbëreshëvet ka ruajtur karakteristikat origjinale gjuhësore e fetare.

Arbëreshët e Horës patën një rol aktiv gjatë lëvizjeve të “Risorxhimentit” (Rilindjës) e Italisë, në lëvizjen politiko-sindikale në Sicili e “Dhomatet e gjindevet çë shërbejën” (italisht I Fasci Siciliani dei Lavoratori) të 18931894 dhe në lëvizjen, gjithëmonë në Sicili, për pushtimin e tokëve/dherave të papunuara të viteve ’50 të shekullit të shkuar. Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë, arbëreshët e Horës së Arbëreshëvet, ishin pjesëmarrës aktivë në ngjarjet historike rajonale, kombëtare dhe për çështjen e rilindjës kombëtare shqiptare, duke e dhënë një kontribut të rëndësishëm për kulturën dhe letërsinë shqiptare, duke luajtur një rol të rëndësishëm për unitetin kombëtar italiane dhe për pavarësin së Shqipërisë, dhe të marrin pjesë në fazat më të fuqishëm të “Dhomatet e gjindevet çë shërbejën” (Lëvizjes së Punëtorëve) për të theksuar lidhjen me atdheun e sotëm dhe dashurinë për Mëmëdheun, gjallë edhe sot. Për fat të keq Hora e Arbëreshëvet është njohur edhe për të parën masakër shtetërore (1 maj 1947) te Gryka e Spartavet, ku u vranë arbëreshët.

Gjatë shekujve, prej më shumë se pesëqind vjet, arbëreshët, si pjesë e identitetit të tyre dhe në sajë të këmbënguljes së tyre dhe institucioneve të tyre kulturore, rrethanat sociale dhe ekonomike, ruajtën me kujdes dhe xhelozi rrënjët kulturore të tyre, si gjuhën, ritin bizantin, kostumet, doket e zakonet duke qënë një kënd të rëndësishëm i kulturës lindore në tokën perëndimore, një model integrimi. Kultura e tyre është një veçanti e papërsëritshme, një pronësi e njerëzisë që është mirë të ruhet, por është edhe përkushtim i sinqertë ndaj atdheut të dashur./Wikipedia/

Comments

Leave a Reply