“Qëllimi i këtij udhëtimi është të eksplorojmë komunitetet Arbëreshe, duke organizuar një për Pashkët  mes vëllezërve dhe motrave arbëreshe në Sicili, në veçanti në Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi).
Me siguri që jeni në dijeni, se në Sicili ekziston një komunitet arbëresh që ka ruajtur me kujdes gjuhën dhe kulturën arbëreshe për më shumë se 500 vjet. Piana degli Albanesi është qyteti kryesor i tyre, ku gjuha arbëreshe ende përdoret në jetën e përditshme.
Ndryshe nga shumë popuj të tjerë që udhëtojnë në të kaluarën e tyre përmes arkeologjisë dhe gjetjeve tjera historike, ne kemi fatin të njohim veten tonë, të ruajmë zakonet tona të pasura dhe të gjalla sot, ashtu si vëllezërit dhe motrat tona bënë kur u larguan për në Itali para 500 vjetësh.
Ky udhëtim nuk është thjesht një rrugëtim, por një përvojë e paharrueshme, një pelegrinazh shpirtëror që lidh shqiptarët me trashëgiminë e tyre arbëreshe.
Në vazhdim mund t’i gjeni detajet e udhëtimit.

Në vazhdim mund t’i gjeni detajet e udhëtimit.

NISJA/KTHIMI LOKACIONI Qendra e Qytetit-Prishtinë / Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi)
KOHA E NISJES Ju lutem, mbërrini të paktën 45 minuta para nisjes.
TE PËRFSHIRA NË ÇMIM
🚌 Transporti me autobus nga Qendra e Qytetit Prishtinë
✈️ Fluturimi: Aeroporti i Tiranës – Aeroporti i Katanias
🚐 Transport lokal – Katania, Palermo dhe udhëtimet lokale
Akomodimi në Horë të Arbëreshëve (Piana degli Albanesi)
Shoqërues nga Kosova dhe shoqërues Arbëresh
Fjetja dhe mëngjesi
SPECIALE – Festimi i Pavarësisë
Mbrëmje speciale me të ftuar nga komuniteti lokal arbëresh.

Rezervimet janë të obliguara. Numri është i kufizuar.

 

1

Dita 1: NISJA

🚌 Nisja nga Prishtinë dhe udhëtimi me autobus drejt Aeroportit të Tiranës – Koha e udhëtimit 4.5 orë.
🛩️ Fluturimi: Nga Aeroporti i Tiranës në Aeroportin e Katanias.
🚌 Katania – Palermo – 2.5 orë udhëtim me autobus
Eksploro Horën (Piagna Degli Albanesi)”]
🏨Akomodimi në Horën e Arbëreshëvet
🚌 Autobusi: Palermo – Hora e Arbëreshëve (Piagna Degli Albanesi),
🌇 Vizita në qytet.
🌃 Festimi me Arbëresh lokal – 🎵 Muzikë me arbëresh dhe 🍽️ Darkë
2

Dita 2: Pashkët me Arbëresh

🕥 10:30 – Misa Pontifikale – Shpallja e Ungjillit në gjuhë të ndryshme
🕜 12:30 – Parada e grave në kostume tradicionale në gjatësine e bulevardit Gjergj Kastrioti
🕜 13:30 – Sheshi V. Emanuele
🥚 Shpërndarje të vezëve të ngjyrosura
🚌 Hora e Arbëreshëve – Palermo –  30 minuta udhëtim me autobus
🌄 Shijimi i peizazheve.
🏨Akomodimi në Qendër të Palermos
🔄 Shetitje e organizuar nëpër qendrën historike të Palermos
🌃 Darkë

3

Dita 3: Kthimi

🔄 Rruga e kthimit. Nisja nga Palermo – Catania-Tiranë-Prishtinë.
Foto e realizuar nga: Mario Caliva
Foto e realizuar nga: Mario Caliva
Pashket Hora e Abereseheve
Ilustrim - Palermo
Blackboard
Politikat e Privatësisë
Cifti-Civita
Liqeni i Hores se Arbereshevet
Hora e Arbereshevet
Packet Arbereshe
Arberisht
Arbereshet ne Sicili
Cannoli
Manastiri Basilian Silica
Liqeni i Hores se arbereshvet
Hora e Arbereshvet

Tour Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Review